
kush jemi
Albania Network Solution është specializuar në integrimin e sistemeve informatike. Ofron konsulencë teknike, implementim të zgjidhjeve më të fundit të Teknologjisë së Informacionit dhe asistencë shërbimesh. Kompania ka një staf Inxhinierësh të kualifikuar, ku drejtues është Z.Rasim Jeshili, që mban dhe postin e Drejtorit Ekzekutiv. Kompania ka realizuar rrjete të standartizuar dhe të kategorive të larta ku cdo produkt është i ndërtuar në mënyrë profesionale dhe cilësore.
Duke bashkëpunuar me klientët për ti ndihmuar ata të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre, ANS përdor dhe vlerëson zgjidhjet teknologjike më të fundit të ofruara nga partnerët ndërkombëtarë. Kompania po pasuron dhe thjeshton kanalet e komunikimit duke e bërë informacionin të aksesueshëm kudo dhe në çdo kohë.
çfarë mund të bëjmë për ju?
Konsulencë dhe presales
Me një ekip të konsulentëve dhe stafit të para-shitjeve teknike që ndihmon klientët të identifikojnë nevojat teknike dhe të biznesit.
Integrimi i sistemeve
Sigurojmë shërbime të integrimit që përfshin nga niveli i infrastrukturës deri tek aplikimet e biznesit dhe zgjidhjet vertikale.
Shërbimet e vlerësimit
Si faze e parë e projektit madhor është faza e vlerësimit. Ne praktikojme shërbimet tona të vlerësimit në fushat e të dhënave.
Menaxhimi dhe shërbim projekti
Ekipi ynë është i përbërë nga profesionistë të çertifikuar të cilët aplikojnë menaxhimin e projektit duke treguar vlerat e kompanisë.
Shërbime Mbështetëse dhe Mirëmbajtje
Ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse dhe mirëmbajtjeje Software dhe Hardware, dhe asistence IT.
Sigurimi i Cilësisë
Sigurimi i cilësisë është primar në cdo shërbim dhe produkt që ofrojmë, duke qëndruar prej vitesh lider në tregun kombëtar.
parimet
DEDIKIM
PROFESIONALIZËM
Marrëdhënie serioze dhe profesionale me të gjithë furnitorët dhe klientët.
BASHKËPUNIM
Shërbimet tona
Website Design
Ekipi ynë krijon dhe zhvillon faqe webi me një design unik dhe të personalizuar për një faqe lehtësisht të aksesueshme.
Sisteme Sigurie
Ju duhet një zgjidhje për sisteme sigurie në kompanine tuaj? Ekipi ynë ofron sistemet më të mira te sigurisë për cdo kompani.
CRM
Një sistem CRM ndihmon që kompania juaj të ketë rrugën drejt suksesit më të lehtë me anë të strategjive të biznesit.
Hardware
Kompani juaj nuk do të ketë probleme Hardware por pajisje, për të cilat kujdeset një ekip i specializuar dhe profesional.
Software
Ekipi ynë jep zgjidhje për problemet e Software në cdo kohë, duke suportuar kompaninë tuaj fizikisht dhe remote.
Voip
Tani është koha që biznesi juaj të përfitojë nga qartësia e pakrahasueshme e thirrjeve me zë me kosto jashtëzakonisht të ulëta.
Server
Ne ju ofrojmë infrastrukturë, menaxhim, suport, mirëmbajtje dhe garanci për serverat tuaj në mënyrë profesionale.
Network
Stafi i ANS ofron manaxhim dhe implementim projekti, suport profesional, mirëmbajtje dhe garanci në shërbimet Networking.
Partnerë







Një ekip i përkushtuar për suksesin tuaj
Profesionalizmi, fleksibiliteti dhe korrektësia janë vlerat e ekipit tonë. Tërësisht të përkushtuar për të ofruar shërbime dhe produkte të cilësisë superiore në tregun ndërkombëtar, duke siguruar suksesin e biznesit tuaj.
