Ne kemi në dispozicion të klientëve infrastrukturë të plotë për suportin e atyre që po përballen me probleme dhe difekte tek produkte që kanë blerë tek ne.  Departartamenti Shërbim Enterprise përfshin një ekip administrativ të dedikuar që asiston në rregjistrimin dhe vërteton garancinë tuaj. Proçesi ndiqet nga ekipi yne i inxhinierëve të cilët janë të çertifikuar për çdo linjë produktesh që shiten me garanci. Ata sigurojnë diagnostifikim dhe zgjidhje efektive të problemit. Si i tillë, Departamenti Shërbim Enterprise Service mundëson qartësimin e të gjithë proçeseve dhe ofron suport teknik dhe administrativ duke punuar si një ndërfaqe midis klientëve dhe prodhuesve IT.

Programi i Avancuar i Garancisë

Çfarë na bën ne të ndryshëm në tregun që po ndryshon shumë shpejtë, si ai i IT-së, është aftësia për të dhënë nivele shumë më lartë të garancisë dh limitet e saj. Programi ynë i garancisë së avancuar është i vlefshëm për gjithë klientët që dëshirojnë të rrisin garancinë e ofruar si standart prodhimi.

Kjo mund të behet:

– Në kohën e blerjes
– Përgjatë periudhës së garancisë
– Në fund të periudhës së garancisë standarte

Nëse bleni një produkt të ri, keni filluar të investoni para. Ju mund ta bëni këtë në çdo pikë shitje IT. Çdokush mund t’ju shesi juve një produkt, duke filluar që nga supermarket IT-je deri tek dyqani juaj i lagjes. Sidoqoftë, vetë nëpërmjet nesh ju mund ta mbroni investimin dhe ndërmarrjen tuaj për një kohë të gjatë, programi ynë i Garancisë së Avancuar ofron pikërisht këtë. Ne jemi liderët në IT-në e Shqipërisë dhe kjo e bë Albania Network Solution të kualifikohet si i pari dhe i vetmi i llojit të tij. Kjo na bë ne krenar dhe të privilegjuar që ofrojmë këtë mundësi klientëve tanë.

Programi i Garancisë së Avancuar që fuqizohet nga shitësit tanë si: HP, CISCO, DELL, APC, Epson, Tripp Lite, ju lejon juve të:

– Mbroni biznesin tuaj
– Të minimizoni downtime-in tuaj
– Të jeni ju prioriteti dhe të mos prisni në radhë për riparim
– Të jeni të qetë (sepse ju nuk keni më nevojë të paguani asgjë
tjetër përveç kostos fillestare të programit)

Programi i Garancisë së Avancuar mund të jetë i ndryshëm në varësi të produktit.

Për më tepër informacion për këtë temë, ju lutemi të na kontaktoni nëpërmjet e-mailit tonë:
[email protected]

Pajisje Hua ose Zëvëndësim / Ofrim Pjesë Këmbimi

Për klientët me marrëveshje kontraktore të vlefshme me ANS, ne ofrojmë ose hua ose zëvendësim produkti (nëse aplikohet). Ne, gjithshtu, ofrojmë për ju pjesë këmbimi për kërkesa brenda-garancisë ose jashtë-garancisë. Ne mbajmë në gjendje një sasi të konsiderueshme pjesësh këmbimi në stok në mënyrë që të sigurojmë kohën më të mirë të mundshme për riparimin e produkteve të deklaruara. Ne furnizohemi me pjesë këmbimi për të gjithë gamën e produkteve që tregëtojmë, si: HP, IBM, Lenovo, Xerox, Dell, Epson, Sharp, APC, TrippLite.