Shërbime Zhvillimi Software të Personalizuar
TRANSFORMIMI DIXHITAL I TË DHËNAVE
Në Alpha Soft, skuadra jonë për Transformimin Dixhital ndihmon kompanitë të kuptojnë diferencën mes asaj ku janë dhe se ku duhet të jenë, dhe menjëherë pas identifikimit të këtyre diferencave, ne punojmë në përmirësimin deri në eleminimin e tyre. Pra, nëse ti kërkon të rikrijosh çdo proçes ose thjesht dëshiron të lëvizësh në një platformë teknologjike të re, ne punojmë sëbashku me ju në zhvillimin e plotë të programeve të personalizuara.
DIXHITALIZIMI I NDËRMARRJEVE
Dixhitalizimi i ndërmarrjeve është një mënyrë e re lidershipi që i drejton kompanitë në nivele më të larta. Konsiston kryesisht në përdorimin e aplikacioneve të pajisjeve të lëvizshme për të drejtuar bizneset dhe për të shtuar kanalet e komunikimit në të dyja rastet, brenda dhe jashtë biznesit. Ne jemi të specializuar në dizenjimin e personalizuar të këtyre aplikacioneve për bizneset dhe ndihmojmë në maksimizimin e përfitimeve që duhet të gjenerohen nga përdorimi i tyre.
SHËRBIME TË RESË (CLOUD) SË INFORMACIONIT
Përmes informatizimit të Resë (Cloud) së Informacionit është më e lehtë të reduktosh kostot operacionale, të nxisësh mjetet inovative, të krijosh mundësi të reja në realizimin e objektivave IT më shpejtë. Ju mund ta përdorni këtë teknologji për të rifituar fokusin kryesor të biznesit tuaj.
INFRASTRUKTURA E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Përmes konsulencës rreth infrastrukturës të teknologjisë së informacionit, ne ndihmojmë organizatat në zgjidhjen e problemeve teknologjike me ndihmën e ofruar prej dizajneve të personalizuar për hardware dhe software. Gjithashtu, ne ndihmojmë organizatat në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së teknologjisë së informacionit duke përfshirë lidhjet në rrjet, sistemet energjitike dhe sistemet motorike.